Minire Llapashtica dhe Syzana Imeri, zgjedhen mësimdhënëset më të dalluara në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

- Advertisement -

Minire Llapashtica nga cikli I lartë dhe Syzana Imeri, janë zgjedhur mësimdhënëset më të dalluara në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Më, datë 26 shkurt 2024, është mbajtur Mbledhja e Këshillit të Arsimtarëve.

Pikat e rendit të ditës në këte takim ishin:

1.Përzgjedhja e mësimdhënësit/es të dalluar për nder të festës së 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, 2023/2024.

- Advertisement -

2. Memorandum bashkëpunimet e shkollës sonë me organizata jashtë Kosovës.

3.Të ndryshme

Për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar, në kolektivin tonë u propozuan disa mësimdhënës nga secila fushë dhe secili aktiv, më pas edhe u votuan nga secili anëtar për dy mësimdhënësit, nga cikli I lartë u përzgjodh arsimtarja, Minire Llapashtica dhe nga cikli i ulët u përzgjodh mësuesja Syzana Ymeri.

Ndërsa nga numërimi i votave u vendos nga shkolla se, mësimdhënësja me më shumë vota është përzgjedhur mësuesja Syzana Ymeri, si mësimdhënëse e dalluar e cila do ta përfaqësojë shkollën tonë në nivel Komunal.

Mësuesja Syzana Ymeri është një mësuese shembull, ndër të rrallat mësuese e cila thënies Mësimdhënia është art, i jep me të vërtetë kuptim.

Jo rastësisht thuhet që një mësimdhënës i devotshëm e bën mësimdhënien art në vete.

Duke ditur se sa shumë angazhim kërkon puna e nje mësuesi dhe avancim të vazhdueshëm, mësuesja Syzana është një mësuese e cila në vazhdimësi punon që te jetë sa më e përgatitur për nxënësit e saj, duke investuar kështu në veten e saj që të jetë sa më e kompletuar në aspektin akademik.

#Mësimdhënëseedalluar!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës