Minire Berisha, edhe për një mandat është zgjedhur drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali, shkruan Albanian Education.
Ajo ka bërë të ditur se edhe një mandat e ka fituar si drejtoreshë pas procesit të vlerësimit të performancës nga zyrtar të DKA-së, Ardiana Hyseni, Liridona Preniqi dhe Fitnete Tutuli si dhe vlerësimit nga Inspektoriati i Ministrisë së Arsimit.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë/e, të nderuar prindër dhe të dashur nxënës të Shfmu “Shkendija”
Pas procesit të vlerësimit të performancës nga zyrtar të DKA-së, znj. Ardiana Hyseni, znj.Liridona Preniqi dhe znj. Fitnete Tutuli si dhe vlerësimit nga Inspektoriati i Ministrisë së Arsimit, sot, pranova vendimin për vazhdimin e punës edhe për një mandat si drejtore shkolle në Shfmu “Shkendija”
Po ashtu, jam mirënjohëse ndaj KDSH, Këshillit të prindërve për bashkëpunimin dhe mbështetjen që keni treguar gjatë kësaj periudhe.
Bashkë me stafin e shkollës, do të vazhdojmë të punojmë që çdo nxënës ta ketë mundësinë të zhvillojë potencialin e tij maksimal për të arritur suksesin personal dhe akademik.
Me respekt,
Msc. Minire Berisha