Mimoza Rexhvelaj: Rënia e numrit të nxënësve nëpër shkolla nuk është faji i mësuesve – mos e drejtoni gishtin nga ne

- Advertisement -

Nuk njoh mësues që dëshiron të jap mësim në një klasë bosh, aq më keq me klasa kolektive, asnjë mësues nuk dëshiron t’i mbyllet shkolla.

- paragrafi 1 -

Ky vit duket se po hyn furishëm, një stuhi pritet të nis fuqishëm, nga dita në ditë dhe gjithë faji është tek shpopullimi.

- Advertisement -

-Ku ta kërkosh fajtorin?
Kudo, që nga koka e shtetit dhe deri tek drejtuesit lokal…
I fundit fajtor në këtë vend për nga faji dhe jo rëndësia është mësuesi…

Nuk e sollëm ne krizën ekonomike, papunësinë, pasigurinë, frikën nuk e mbollëm ne, as dhunën as vrasjet… as çmimet nuk i rritëm ne, nuk u larguan shqiptarët nga keqqeverisja e mësuesve….

Për besë nuk jua kemi fajin për asgjë.
Ferrat i pastrojmë vetë.
Shkollat i lajmë i lyejmë po vetë.
Mjetet i blejmë vetë.
Për çdo gjë kujdesemi ne…

- Advertisement -

Mos na bëni fajtor të gjërave që nuk varen prej nesh, dëshira e çdo mësuesi është të shpërndajë dije, dashuri, dritë.

Të rrisim qytetar të dejnjë për kohën, qytetar që e duan vendin, që respektojnë ligjet dhe rregullat, që luftojnë për drejtësi dhe duan të ecin përpara me dinjitet e krenari.

Jemi ne, pa janë gjithë hallkat e tjera, të gjitha varen nga mirësia jonë, mos i “vrisni” mësuesit me gojën gjithë helm, me fjalë plumb, se nuk i meritojnë, e pakta që kërkojmë është respekti dhe jo të na quani “fajtor”.

“Kur ja drejton gishtin dikujt, mos harro se tre gishtat e tjerë, i ke të kthyer nga vetja !!”