E enjte, 23 Janar, 2025

Milazim Krasniqi: Nëse qeveria e rritë arrogancën, ka mundësi që SBASHK-u ta radikalizojë grevën në protestë

- Advertisement1-

Nga Milazim Krasniqi

Përpjekjet e qeverisë për ta thyer grevën, janë të gabueshme. Përpjekjet e qeverisë duhet të jenë që të gjejë zgjidhje, që garanton fillimin dhe vazhdimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

Nëse qeveria e rritë arrogancën ndaj SBASHK, ka mundësi që edhe SBASHK ta radikalizojë grevën në protestë. Atëherë bëhet më keq për të gjithë, për qeverinë në rend të parë.

Çka ndodhë nëse mijëra mësues e arsimtarë, si reagim ndaj tendencave të thyerjes së grevës së tyre, mblidhen para qeverisë dhe nuk duan të shpërndahen pa ua plotësuar kërkesat?

Qeveria dhe Kosova duhet të ruajnë energjinë për probleme shumë më të mëdha që na presin, që nga kriza ekonomike e energjetike e deri te presionet për ndonjë marrëveshje të dëmshme.

Vendit i duhet qetësia, paqja, uniteti dhe koncentrimi në prioritete.

Kjo betejë iracionale e qeverisë me sindikatat, për shumë më pak para se sa ato që ua falë serbëve të veriut, thjesht është edhe e pamoralshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...