E hënë, 24 Shkurt, 2025

Milazim Krasniqi del me propozim: T’i mbledhim paratë e t’ua japim SBAShK-ut, Halil Kastrati të jetë bartës i aksionit

- Advertisement1-

Milazim Krasniqi, profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka bërë një status në lidhje me grevën e SBAShK-ut.

Në fakt, ai ka dhënë një propozim për të dalë nga kriza.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, paratë e kërkuara nga SBAShK-u duhet të mblidhen nga qytetarët, në një aksion solidariteti.

Postimi i tij:

Propozim: Propozoj që të nisim një aksion, që të mbledhim shumën e parave që duhen për të mbuluar kërkesën e SHBASH-ut dhe administratës publike.

Meqë qeveria Kurti po refuzon çfarëdo zgjidhjeje të drejtë, ne si shoqëri mund ta gjejmë zgjidhjen me një aksion solidariteti.

Kosova ka përvojë në këtë aspekt, sepse në vitet 90 shkollën e kemi mbajtur me kontribute vullnetare dhe me fondin e 3%.

Si fillim propozoj që Halil Kastrati me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të jenë bartës të atij aksioni, natyrisht në bashkëpunim me sindikatat e Kosovës.

- Advertisement -rrrrrrr

Jam i bindur se ato para mund të mblidhen në kohë rekorde, para se Kurti e Murati të kthehen nga Japonia.

Ndërsa me paratë që ata nuk po ua japin mësuesve tanë, ata mund të paguajnë faturat e reja të energjisë, që do të shpenzohet nga serbët në veriun e vendit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...