Milaim Rushiti: Të mbrojmë dinjitetin e mësimdhënësit – të mos lejojmë që kjo figurë të përdhoset

- Advertisement5 -

Reagim publik në mbrojtje të figurës së mësimdhënësit

- paragrafi 1 -

Me shumë shqetësim po shohim se kohëve të fundit po hidhen fjalë dhe akuza të rënda që cenojnë figurën e mësimdhënësit.

- Advertisement - M1

Është e dhimbshme dhe e padrejtë që profesioni më fisnik në shoqëri të njolloset me pretendime që nuk përfaqësojnë realitetin e shumicës dërrmuese të mësimdhënësve.

Mësimdhënësi nuk është në shkollë për të rr. ahur nxënës, për t’i frikësuar ata apo për të abuzuar me besimin e tyre. Ai është aty për të edukuar, për të udhëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e shoqërisë përmes dijes.

Çdo mësimdhënës i vërtetë e sheh nxënësin si fëmijën e vet – me përgjegjësi, përkujdesje dhe respekt të plotë për dinjitetin e tij.

- Advertisement - m2

Është e papranueshme që nxënëset apo nxënësit të përmenden në mënyra fyese apo të shndërrohen në tema të ulëta që cenojnë etikën dhe moralin e profesionit të mësuesit.

Një mësimdhënës i ndërgjegjshëm nuk sheh kurrë një nxënëse si objekt, por si një vajzë që meriton mbrojtje, respekt dhe përkrahje në rrugën e saj drejt dijes dhe zhvillimit.

Duhet ta kuptojmë se mësimdhënësit janë ata që çdo ditë përballen me sfida të shumta, por vazhdojnë të qëndrojnë në klasë me përkushtim për të formuar brezat e rinj. Ata nuk ndërtojnë vetëm dije, por edhe karakter, moral dhe vlera njerëzore.

Prandaj, është detyrë e secilit prej nesh që të mbrojmë dinjitetin e mësimdhënësit dhe të mos lejojmë që kjo figurë e shenjtë e shoqërisë të përdhoset me fjalë të pamenduara. Sepse kur sulmohet mësuesi, në të vërtetë sulmohet vetë arsimi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.