Një histori frymëzuese suksesi për gratë shqiptare vjen nga Suedia, ku Mihrije Fejza nga Mitrovica ka arritur të përfundojë me sukses specializimin në fushën e stomatologjisë.
Ajo ka mbrojtur diplomën e specializimit në një nga disiplinat më kërkuese dhe sfiduese të mjekësisë, duke shënuar një arritje të rëndësishme profesionale dhe akademike.
Mihrije Fejza ka specializuar në universitetin prestigjioz suedez Tandvårds högskolan, institucion i njohur për standardet e larta në edukimin stomatologjik dhe shkencat dentare.
Ajo që e bën historinë e saj edhe më frymëzuese është fakti se këtë sukses e arriti përkundër sfidave të jetës personale, duke balancuar angazhimet akademike dhe profesionale me rolin e saj si nënë e dy fëmijëve.

Arritja e saj po konsiderohet një shembull motivues për shumë vajza dhe gra shqiptare në diasporë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe puna mund të çojnë drejt suksesit edhe në fushat më sfiduese profesionale. /Albinfo.ch