Metodat kryesore rreth trajtimit të dhimbjes së kokës gjatë shtatzënisë

- Advertisement -

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm gjatë periudhës së shtatzënisë.


Edhe pse, ende nuk dihen faktorët ndikues, egzistojnë disa shkaqe që mund të sjellin deri në këto dhimbje shkruan VeryWellFamily,transmeton GazetaShneta.

- Advertisement -

Disa nga këto shkaqe përfshijnë:

-Ndryshimet hormonale,

-Uria,

- Advertisement -

-Dehidrimi,

-Mungesa e gjumit,

-Stresi ekonomik,

-Presioni i lartë i gjakut

Ndërkohë, para se të ngeleni shtatzënë metoda kryesore për të trajtuar dhimbjen e kokës janë medikamentet.Mirëpo, gjatë shtatzënisë egzistojnë disa mënyra alternative në të cilat mund të trajtohet dhimbja e kokës.

Pushoni në një dhomë të errët: Fikni dritat dhe përpiquni të bëni një sy gjumë.

Përdorni peshqirë të nxehtë dhe të ftohtë: Alternoni mes nxehtësisë dhe të ftohtit në kokën tuaj.