E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësuesja tregon metodën e thjeshtë se si i bën nxënësit e saj ta dëgjojnë

- Advertisement1-

Një edukatore e zgjuar zbulon metodën e thjeshtë që garanton që studentët t’i kushtojnë vëmendje asaj.

Kaitlyn O’ Nan që mëson fëmijët e klasës së katërt në Amerikë betohet për këtë teknikë komunikimi.

- Advertisement -

Mësuesja e shkollës fillore postoi në llogarinë e saj në TikTok për të shpjeguar saktësisht se si sigurohet që nxënësit e saj të argëtohen ndërsa e dëgjojnë.

Duke postuar nën domenin @thefirstgradeteacher, ajo tha: “Kam një histori gazmore të ditës për ju. Pasi pashë një video për të pasur një fjalë si kod, më duhej ta bëja në klasën time”.

Kaitlyn zbulon se teknika përfshin të kesh një fjalë si kod, që mësuesi duhet ta thotë përpara se studentët të mund të bëjnë atë që udhëzoni. “Studentët nuk mund të bëjnë atë që ju kërkuat të bënin derisa të thoni fjalën e kodit. Kjo i ndalon studentët të përpiqen të bëjnë atë që po thoni ndërsa ju po jepni udhëzimet”, tha ajo. “Çdo ditë unë do t’i lë studentët të zgjedhin fjalën e kodit. Dëshironi të dini se çfarë zgjodhën sot? Ata zgjodhën gjyshen”, shtoi zonja O Nan ndërsa zbuloi tabelën e saj të bardhë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...