E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësuesja Vlora Kozhani: Nxënësit e mi janë motivi im

- Advertisement1-

Vjen nga një familje që një jetë i ka dedikuar arsimit shqip. Ka ndjekur hapat e babait të saj që ishte mësues, dhe tashmë është dhe vet një mësuese e dalluar. Fjala është për Vlora Kozhani-Tolaj e cila prej një dekade punon në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Albanain Education (www.kidsofkosova.net) ka zhvilluar një intervistë me mësuese Vlorën e cila tregon si ishte ndjerë kur për herë të parë kishte kapur ditarin në dorë, rrëfen një ngjarje që i ka ndodhur me nxënësit deri më tani që do ta kujton çdo herë, si dhet flet për rritjen e pagave me Ligjin e ri të Pagave si dhe jep mendimin e saj nëse duhet të testohen apo jo mësimdhënësit.

- Advertisement -

Do të na thuash për fillimin e punës si mësimdhënës? Si e kujtoni kur keni kapur ditarin për herë të parë?

Fillet e para si mësimdhënëse i mbaj mend qartë, dhe i ruaj si kujtimet më të çiltra në jetën time. Fillimisht, nisa punën krahas babit tim, dhe mendoja se a do ja dilja të kem këtë lirshmëri dhe vendimmarrje si i ati, më dukej se asnjëherë s’do ja dal t’i menaxhoj gjërat sikur im atë. Por ja ku jemi! Gjërat rrodhën për së mbari, dhe sot babi im është i kënaqur me mua, e mbi të gjitha nxënësit e mi që janë edhe motivi im. Po ashtu, më falte tejmase emocion fjala “arsimtare”, e sot e asaj dite mbaj mbi supe me përgjegjësi dhe mburrje këtë titull kaq fisnik.

Intervista e plotë:

INTERVISTË| Vlora Kozhani: Mburrem që mbaj mbi supe titullin e mësimdhënëses

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...