Një tjetër sukses i rëndësishëm i shtohet arritjeve të shkollës “Naim Frashëri”, pasi praktika inovative “Pasqyra e gabimeve drejtshkrimore”, e realizuar nga mësimdhënësja Valëza Fusha, është vlerësuar me vendin e tretë në nivel kombëtar në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”.
Vlerësimi është dhënë në kuadër të thirrjes për praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie, të organizuar nga Akademia Dukagjini, një iniciativë që synon promovimin e qasjeve bashkëkohore dhe efektive në procesin arsimor.
Njoftimi i shkollës:
Praktika “Pasqyra e gabimeve drejtshkrimore” e mësimdhënëses së shkollës sonë, Valëza Fusha, është vlerësuar me vendin e tretë në nivel kombëtar, në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”, në sajë të thirrjes për praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie, organizuar nga Akademia Dukagjini.
Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të treguar me nxënësit, si dhe e shfaq rëndësinë e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë arritje dhe e përgëzojmë Valëzën për suksesin dhe vlerat që i tregon çdo herë.
