Teutë Cakaj mësuese e ciklit fillor në Shkollën Fillore “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Prizrenit ka botuar përmbledhjen e saj të parë poetike me titull “Heshtja më rëndon”, një vepër që përfaqëson një fazë të re në udhëtimin e saj krijues, shkruan AlbanianEducation.net.
Prej vitesh, mësuesja Teuta është e përkushtuar në edukimin dhe zhvillimin e brezit të ri, ndërkohë që në mënyrë të natyrshme ka kultivuar edhe pasionin për letërsinë, veçanërisht për poezinë.
Shkrimet e saj përbëjnë reflektime të sinqerta mbi jetën, familjen, mungesën dhe heshtjen, tema që ajo i trajton me ndjeshmëri dhe përmbajtje.
Puna e Teutës ndërthur profesionalizmin në arsim me ndjeshmërinë krijuese, duke sjellë një zë autentik në poezinë shqipe nga përditshmëria e një mësueseje që shkruan me zemër.
@AlbanianEducation.net