Mësuesja shqiptare zhvat shuma të majme parash nga kolegët dhe ik në Kanada – i gënjente se i nevojiteshin për sëmundjen e bashkëshortit

- Advertisement -

Një mësuese e ciklit fillor në shkollën 9-vjeçare të Bahçallekut në Shkodër akuzohet si mashtruese dhe zhvatëse e miliona lekëve nga miq dhe të afërm.

- paragrafi 1 -

Mësuesja me iniciale M.Ç. (H), rreth 50 vjeç, ka mashtruar dhjetëra persona, duke iu prezantuar fillimisht si një grua që ka bashkëshortin me sëmundje të rëndë dhe i duhen para për ta kuruar, më pas për babain e saj që është në gjendje të rëndë.

- Advertisement -

Bazuar në denoncimet e ardhura në redaksinë e Star Plus Tv, mësuesja kishte qenë edhe pjesë e stafit pedagogjik në shkollën 9- vjeçare “Martin Camaj” ku kërkonte shuma të konsiderueshme paraësh për të mjekuar bashkëshotrin e sëmurë.

Ndërsa secilit person që I ka kërkuar ndihmë, I ka kërkuar rreth 5-6 milion lek të vjetra ku besohet se shifra e zhvatjes në total arrin deri në 200 milion lekë.

Për momentin, është e pamundur për personat që e kanë ndihmuar të kontaktojnë me mësuesen pasi aktualisht ajo jeton në Kanada, ndërsa miqtë dhe familjarët e saj kërkojnë që t’u kthehen paratë mbrapsht.

- Advertisement -

Gruaja premtonte kthimin e parave të marra në një afat të caktuar por deri tani, kjo nuk ka ndodhur.

Pas këtyre denoncimeve pritet që organet e specializuara të zbatimit të ligjit të veprojnë.

Duke nisur nga prokuroria, e cila duhet të merret urgjentisht me këtë çeshtje por edhe policia, e cila ka detyririmin të verifikojë pikë së pari, nëse mësuesja mashtruese është në Shqipëri apo jo.