Duket e rëndë, por të paktën 1 në 10 mësues në Britani është sulmuar fizikisht nga nxënësit gjatë vitit 2022.
Në lidhje me këtë, mësuesja Merita Avdyli në një lidhje në skype në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se shqetësues është fakti se mësuesit sillen dy herë më keq se sa nxënësit.
Këtë deklaratë ajo e bëri me shifra duke thënë se, sipas një studimi, janë përjashtuar përgjithmonë 1050 mësues për sulme fizike ndaj nxënësve, ndërkohë nga nxënësit janë përjashtuar 807 për sulme ndaj mësuesve.
“Abuzimi fizik dhe verbal ka ardhur gjithnjë në rritje; këto shifra çdo vit vazhdojnë të rriten dhe kjo është shqetësuese. Është shqetësuese fakti se mësuesit sillen 2-fish më keq ndaj nxënësve. Sipas disa shifrave, 29 mijë nxënës ishin të përjashtuar gjatë këtij viti për një periudhë të caktuar, kurse 807 ishin përjashtuar përgjithmonë për sulme fizike ndaj të rriturve. Ndërkohë janë përjashtuar 1050 mësues për sulme fizike ndaj nxënësve dhe përkohësisht janë përjashtuar 71,409”- tha ajo.