Mësuesja Shqiponjë Kozmaqi po shkëlqen edhe përtej klasës

- Advertisement -

Shkolla “Nazim Gafurri”, ka njoftuar se mësuesja Shqiponjë Kozmaqi ka përfaqësuar me dinjitet shkollën në Konferencën Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim – KICER 2025, në Universitetin e Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Kur pasioni për mësimdhënie takohet me kërkimin shkencor!

Mësuesja Shqiponjë Kozmaqi po shkëlqen edhe përtej klasës!

Ajo përfaqësoi me dinjitet shkollën tonë në Konferencën Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim – KICER 2025, në Universitetin e Prishtinës.

- Advertisement -

📌 Me prezantimin e saj mbi zgjidhjen e problemeve me fjalë në matematikë përmes hapave të Polya-s, si dhe posterin bashkëpunues për diskalkulinë dhe ndërhyrjet mësimore, ajo tregoi se një mësuese mund të jetë edhe hulumtuese, inovatore dhe udhërrëfyese.

🌟 Ky është shembulli i mësueses që nuk ndalet së mësuari për të mësuarit e nxënësve të saj.

Faleminderit, znj. Shqiponjë, që i jepni arsimit zemër, dije dhe vizion.