Mësuesja Shqiponjë Kozmaqi në mesin e profesionistëve të arsimit në KICER 2025

- Advertisement -

Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka njoftuar se mësuesja Shqiponjë Kozmaqi në mesin e profesionistëve të arsimit në KICER 2025, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Mësuesja Shqiponjë Kozmaqi në mesin e profesionistëve të arsimit në KICER 2025!
Jemi jashtëzakonisht krenarë që mësuesja e përkushtuar e shkollës sonë, znj. Shqiponjë Kozmaqi, ka qenë pjesë aktive e Konferencës Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim (KICER 2025), që po mbahet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës – një nga ngjarjet më prestigjioze shkencore në fushën e arsimit në vend.

🎤 Në sesionin e prezantimeve shkencore, mësuesja Shqiponjë trajtoi temën: “Problemet me fjalë dhe përdorimi i hapave të Polya-s për zgjidhjen e tyre”, duke sjellë një qasje të menduar dhe të aplikueshme për të ndihmuar nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në matematikë. Ky prezantim është rezultat i një pune të gjatë e të kujdesshme në klasë, dhe pasqyron përkushtimin e saj ndaj mësimdhënies cilësore.

🖼️ Po ashtu, në kuadër të poster prezantimeve të ditës së dytë të konferencës, znj. Kozmaqi, në bashkëpunim me koleget Mirjete Goli dhe Linda Salihu, prezantoi punimin: “Diskalkulia dhe menaxhimi i saj me ndërhyrje mësimore” – një temë me rëndësi të veçantë që ndriçon sfidat me të cilat përballen nxënësit me vështirësi në të nxënë dhe nevojën për ndërhyrje të specializuara dhe gjithëpërfshirëse në procesin mësimor.

- Advertisement -

💡 Kontributi i saj në këtë konferencë është dëshmi se në shkollën tonë punohet me pasion, dije dhe përkushtim të vërtetë profesional. Mësuesit tanë jo vetëm që edukojnë, por edhe hulumtojnë, ndajnë përvoja dhe avancojnë praktikat bashkëkohore të arsimit.

🤝 Mësuesja Shqiponjë Kozmaqi përfaqësoi shkollën tonë me dinjitet, duke u bërë zë i përkushtuar për qasjet gjithëpërfshirëse në mësimdhënie dhe për rëndësinë e mbështetjes së çdo nxënësi në rrugën e dijes.

🙏 E falënderojmë sinqerisht për punën e palodhshme dhe për modelin profesional që përfaqëson!