- Advertisement5 -
Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka njoftuar se mësuesja Shqiponja Kozmaqi, mori pjesë në konferencën KICER, ku prezantoi hulumtimin me temë: “Përdorimi i strategjive metakognitive për përmirësimin e shkathtësive të nxënësve për zgjidhjen e problemeve me fjalë në matematikë.”
Puna kërkimore, përkushtimi profesional dhe përvoja e fituar në klasë u kthyen në një prezantim me vlerë, i cili u vlerësua lart nga pjesëmarrësit dhe profesionistët e fushës së arsimit.
Njoftimi i shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë:
- paragrafi 1 -
Një tjetër arritje që na bën krenarë si shkollë 
Me kënaqësi ndajmë lajmin se mësuesja jonë, Shqiponja Kozmaqi, mori pjesë në konferencën KICER, ku prezantoi hulumtimin me temë:
“Përdorimi i strategjive metakognitive për përmirësimin e shkathtësive të nxënësve për zgjidhjen e problemeve me fjalë në matematikë.”
Puna kërkimore, përkushtimi profesional dhe përvoja e fituar në klasë u kthyen në një prezantim me vlerë, i cili u vlerësua lart nga pjesëmarrësit dhe profesionistët e fushës së arsimit.
Ky hulumtim dëshmon rëndësinë e përdorimit të metodave bashkëkohore në mësimdhënie, duke i ndihmuar nxënësit të mendojnë më thellë, të analizojnë dhe të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve.
Si shkollë, besojmë se zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve është një nga rrugët më të rëndësishme drejt përmirësimit të cilësisë në arsim.
Urime mësuese Shqiponja Kozmaqi për këtë përfaqësim të denjë, për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm. Suksese të tjera në rrugëtimin profesional! 

Kur ka dije, përkushtim dhe vullnet për t’u rritur çdo ditë, rezultatet bëhen frymëzim për të gjithë..
- Advertisement - M1
