E diel, 24 Nëntor, 2024

Mësuesja shpreh shqetësimin: Në klasë kam 5 nxënës që kanë vështirësi në të folur – si të veproj?

- Advertisement1-

Një mësuese nga Kosova që akutalisht ka klasë të parë ka shprehur brengën e saj. Ajo thotë se ka në klasë 5 nxënës që kanë vështirësi në të folur dhe me vështirësi i kupton.

Ajo thotë se kjo po e brengos dhe po kërkon ndihmë se si të veproj nëse ndonjë mësimdhënës ka pasur raste të tilla, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Lexoni mesazhin e saj:

Jam një mësuese e ciklit të ulët në një shkollë fillore. Me një përvojë jo shumë të gjatë apo thēnë saktësisht nga viti 2006.

Që nga fillimi i punës sime, kam punuar me përkushtimin mē të madh që nxënësit e mij të jenë të suksesshēm dhe janë dalē tē suksesshëm. Për mos me e zgjatë shumë që mos të bëhem e tepërt qê të flas për vehten, desha të flas për një problem nëse mund ta quaj kështu.

Unë në këtë vit kam marrë klasën e parë. Në klasë kam 21 nxënës. Klasë me mesatarën e nxënësve që ki deshirë të punosh me vullnet të madh. Por, sa hyra në klasë dhe fillova të i pyes nxënësit që tē prezentohen, ku aty unë hasa me një dukuri ashtu të pazakontë. Fjala është për 5-6 nxënës që kanë vështirësi në të folur.

Në fillim nuk e mora aq seriozisht pasi që thoja ndoshta në ditët në vijim do ta përmirësojnë të folurit.

Edhe thënë të drejtën në fillim nuk u vërejke aq shumë sepse ende s’kishin filluar të lexonin, të më përgjigjeshin në pyetjet  unë që ju bëja në atë çka mësonim.

- Advertisement -rrrrrrr

Tash, kur kanë kaluar 5-6 muaj dhe kemi për çdo shkronjë tekste për të lexuar, dy nga 5 nxënësit mundohen të lexojnë po unë shumë pak i kuptoj hiç tre të tjerë që kanë vështirësi në të nxënë.

Kjo për mu është tejet brengosëse e që më ka shty të lexoj literaturë për llojet e dëmtimeve në të folur dhe identifikimin e nxënësve me ç’rregullime në të folur dhe komunikim.

Dhe, fare në fund ju kisha pyetur juve,a ju ka rastisë juve të keni raste të tilla dhe çfarë më sugjeroni të veproj?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...