Mësuesja e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Shkurta Sylejmani, ka deklaruar se kur ka nisur punën si mësimdhënëse para një dekade ka qenë më e lehtë, menaxhimi i fëmijëve, pasi prindërit nuk i kanë përkrahur gabimet e këtyre të fundit, por që sot ndodh e kundërta.
“Kur kam fillu me punu, ka qenë më i lehtë menaxhimi i fëmijëve, sepse prindërit nuk i kanë përkrah gabimet e tyre.”
Sot, pas 10 vitesh si mësuese, Shkurta Sylejmani përballet me një realitet ndryshe:
“Tash prindërit i përkrahin fëmijët edhe kur s’kanë të drejtë”, ka deklaruar ajo në RadioKosova.