E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesja Shkurta Sulejmani me postim prekës për kolegen që ju vra: Mësove shumë jetë, por në fund ta vodhën jetën

- Advertisement1-

Mësuesja e shkollës ‘Dardania’ në Prishtinë, Shkruta Sulejmani, ka prekur me postimin e bërë pë vrasjen e kolegës së saj, profesoreshës së Gjeografisë.

Ajo shkruan se teksa sot gjithë kombi festonte Ditën e Lirisë dhe gjithë shkollat valvonin flamurin KUQ E ZI, flamuri i shkollës ‘Dardania’ ndërroi vendin e ngjyrave.

- Advertisement -

“Flamuri ynë sot ishte i tëri I ZI , por shqiponja ishte e ngjyrosur me gjakun tënd TË KUQ, gjak i cili u kullua në trupin dhe mendjen tënde e që edukoi përplot breza ndër vite”, ka shkruar mësuese Shkurta.

Postimi i plotë:

Sot, teksa gjithë kombi festonte Ditën e Lirisë dhe gjithë shkollat valvonin flamurin KUQ E ZI, flamuri i shkollës sonë ndërroi vendin e ngjyrave.

Flamuri ynë sot ishte i tëri I ZI , por shqiponja ishte e ngjyrosur me gjakun tënd TË KUQ, gjak i cili u kullua në trupin dhe mendjen tënde e që edukoi përplot breza ndër vite. Por, gjeneratën e fundit nuk të lanë ta përcjellësh, pasiqë gjaku yt plasariti e u plasua deri në vdekje nga dora e atij që i fale dhuratën më të vlefshme-fëmijët.

Por, deri kur duhet femra të jetojë vetëm si makineri e shumimit të popullatës, duke marrë në këmbim vetëm përulje, mosrespekt, dhunë dhe më e shpeshta vrasje?!

E dashur kolege, ti femër e pafat, fale jetë, mësove shumë jetë por në fund ta vodhën jetën!

- Advertisement -rrrrrrr

Shpirti yt i bukur pushoftë në paqe arsimtarja Sadije!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...