Mësuesja Sebahate Sopjani po përfaqëson shkollën”Daut Bogujevci” në dy projekte evropiane

- Advertisement -

Shkolla “daut Bogujevci” në Fushë Kosovë ka njoftuar se mësuesja Sebahate Sopjani po përfaqëson shkollën në dy projekte evropiane në kuadër të programit eTwinning, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

🇪🇺Me përkushtim për inovacion në arsim, mësuesja Sebahate Sopjani po përfaqëson shkollën tonë në dy projekte evropiane në kuadër të programit eTwinning:

✨ “Zërat e vegjël për Europën” – një bashkëpunim i bukur me 6 shkolla nga Shqipëria dhe një nga Kosova, ku nxënësit mësojnë të shprehin idetë, zërin dhe vizionin e tyre për një Europë të bashkuar e më të mirë.

💻 “Find my code” – projekt që nxit kreativitetin dhe mendimin logjik përmes kodimit dhe lojërave interaktive, duke afruar fëmijët me teknologjinë në mënyrë argëtuese dhe bashkëpunuese.

- Advertisement -

👏 Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të shkollës sonë dhe një shembull frymëzues i angazhimit të mësuesve tanë për një arsim modern dhe europian!ETwinning Europe