Mësuesja Sebahate Sopjani përfaqëson Kosovën në Tribunën Shkencore të Manastirit

- Advertisement -

Në Manastir, aty ku u vulos identiteti ynë gjuhësor dhe historik, u mbajt Tribuna Shkencore kushtuar Alfabetit Shqiptar – një ngjarje e rëndësishme mbarëkombëtare që mblodhi studiues, ambasadorë, ministra, deputetë, gjuhëtarë, historianë e pedagogë nga gjithë hapësira shqiptare.

- paragrafi 1 -

Në këtë aktivitet të nivelit të lartë kulturor e shkencor, shkolla “Daut Bogujevci” u përfaqësua denjësisht nga mësuesja Sebaha Sopjani, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Në fjalën e saj, mësuesja Sopjani theksoi rëndësinë e punës me nxënësit përmes Abetares së Përbashkët, duke nënvizuar vlerat pedagogjike dhe qasjen bashkëkohore që kjo abetare sjell në formimin e brezave të rinj.

Ajo solli para të pranishmëve përvojat praktike nga klasat e shkollës sonë, duke theksuar se ky projekt është një urë që na lidh, na unifikon dhe na forcon si komb.

588518150 830256269755769 1434523128160185047 n

- Advertisement -

588406920 830256396422423 5489722227219346567 n

588318562 830256349755761 1030287811351234499 n

Postimi i plotë:

Mêsuesja jonë, sot në Tribunën Shkencore kushtuar Alfabetit Shqiptar, të mbajtur në Manastir – vendin ku u vulos identiteti ynë gjuhësor.

Në këtë tribunë, mësuesja Sebaha Sopjani, foli për punën me nxënësit përmes Abetares së Përbashkët, duke theksuar vlerat e saj pedagogjike, qasjen bashkëkohore dhe rëndësinë që ka në edukimin e brezave të rinj në hapësirën mbarëkombëtare.

Ngjarja mblodhi studiues, ambasadorë, ministra, deputetë, gjuhëtarë, historianë, pedagogë dhe mësimdhënës – të gjithë të bashkuar në një vend ku historia jonë gjuhësore mori drejtim të ri.

Sot, nga Kosova solli zërin esaj për përdorimin dhe rëndësinë e Abetares së Përbashkët, një projekt që na lidh, na unifikon dhe na forcon si komb.

Tribuna Shkencore “Një komb, një gjuhë dhe një alfabet” ishte një përjetim i fuqishëm – shkencor, kulturor, historik dhe thellësisht emocional.📖🇦🇱