Mësuesja Sarandë Paçarizi në Dragobil përcjell me krenari gjeneratën e klasës së pestë



nder titull

- Advertisement5 -

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, nxënësit e klasës së pestë të SHFMU “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës kanë përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor.

- paragrafi 1 -

Nën udhëheqjen e mësueses Sarandë Paçarizi, nxënësit gjatë viteve të ciklit fillor kanë fituar njohuri të vlefshme, kanë zhvilluar aftësitë e tyre dhe kanë krijuar miqësi e kujtime që do t’i shoqërojnë në vazhdimësi.

- Advertisement - M1

Me rastin e përfundimit të këtij kapitulli të rëndësishëm, drejtori i shkollës, Arianit Paçarizi, ka shprehur urimet dhe mirënjohjen për nxënësit, mësuesen dhe prindërit, duke vlerësuar punën dhe bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.

Ai falënderoi mësuesen Sarandë Paçarizi për përkushtimin, durimin dhe kontributin e dhënë në edukimin dhe formimin e gjeneratës së re, si dhe prindërit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollën.

725113466 1061061529581308 1985248165582626494 n

- Advertisement - m2

Nxënësit, të cilët tashmë lënë pas ciklin fillor, janë uruar për suksese të reja në arsimin e mesëm të ulët, me dëshirën që të vazhdojnë të jenë krenaria e familjeve të tyre, e shkollës dhe e komunitetit.

Përfundimi i klasës së pestë shënon një moment të veçantë në jetën e secilit nxënës, duke hapur një kapitull të ri me sfida, mundësi dhe ëndrra të reja për të ardhmen.

Shqip | English