Shkrim nga mësuesja Qëndresa Kluna për Ditën e Pavarësisë – 17 Shkurtin
17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës 🇽🇰
Me rastin e shënimit të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në SHFMU “Halil Bajraktari II” në Drenas u organizuan aktivitete përkujtimore dhe edukative, me qëllim nderimin e kësaj date të rëndësishme për historinë dhe shtetësinë e vendit tonë.
Nxënësit dhe stafi i shkollës, përmes programeve artistike dhe orëve tematike, reflektuan mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, duke shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Për mua, si mësimdhënëse dhe vajzë dëshmori,kjo ditë mbetet një simbol i përhershëm i krenarisë, kujtesës dhe përgjegjësisë institucionale e qytetare për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, demokratike dhe të zhvilluar.
Institucioni ynë arsimor mbetet i përkushtuar në edukimin e brezave me ndjenja atdhedashurie, përgjegjësi dhe respekt për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës! 🇽🇰
Me respekt,
Qëndresa Kluna
Mësimdhënëse
SHFMU “Halil Bajraktari II” – Drenas
