Në shkollën e Mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës një mësuese u dhunua nga një nxënës gjatë orës së mësimit.
Mësuesja foli për rastin në News24 duke treguar për vështirësinë e punës së saj, përballë një klase të cilën ajo e cilëson tejet problematike.
“Po na shtypin çdo ditë në klasë, po na bëjnë zhelë. Kemi 30 vite në arsim. Dhe pak edhe dilja në pension, dhe të marr një goditje të tillë?! Ky është skandal. Kam punuar me korrektësi. Sot nuk duhet të jesh korrekte, por të jesh e poshtër. Kam shkuar në shkolla ku ka pasur nevojë atdheu. Kam punuar me përkushtim. Është vetëm një police për dy shkolla. E kam thirrur policen dhe herë të tjera. Është klasë problematike.
Edhe analfabeti i shekullit të jesh, po bërë projektin, ka të drejtë të kalojë. Kam ngelur edhe vajza. Edhe ajo vajza që ka folur, me 99% ka ngelur se nuk ka pranuar që të bëjë projektin. Ajo nuk ka pranuar as të më sjellë projektin. Jam detyruar që ta ngel. Nuk e ka hequr kurrë telefonin nga dora. Nuk ka shkruar një fjalë në matematikë. S’dinin matematikë, ok, se jo të gjithë dinë matematikë. Por jo të ma hedhin mua syve. Por jo të shpifin. Ju lutem, nëse ndryshoni këtë që them, do të ndihesha dy herë e pushkatuar”, tha mësuesja.