Një mësuese nga Suhareka ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si sot shihet figura e mësimdhënësve.
Ajo thotë se sot nuk është lehtë të jesh sot mësuese.
“Përderisa e kam zgjedh këtë profesion e bëjë me dëshirë”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se sot vlera e mësuesit i ka humbur.
“Unë e kam krahasu mësuesin me një ikonë të shenjtë, tani ka nisur të zbehet ajo ikonë. Shkollën tash e kanë marrë si një humbje kohe, asnjë fëmijë nuk mëson për dije, prindërit po lypin numra, jo dije, a ja ke qit 5-sëshe, në rregull jemi. Kjo është shumë e dëmshme për fëmijët”, ka thënë mësuesja për Histori të Jetës, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo ka shprehur shqetësimin edhe për mënyrën se si sot vajzat vishen në shkolla.
Ajo ka thënë se tmerrohet kur sheh nxënëse me mënyrën se si vishen sot.
“Unë po tmerrohem. Çka shoh sot se si vishen, me pantollë që vishen në deti nuk vihet në klasë Nuk e di si një nënë e lejon një fëmijë, një vajzë me shku ashtu në shkollë, a e sheh?”, ka thënë ajo.