Mësuesja nga Lipjani që ju jep mësim nxënësve të klasës së 1, 3 e 5-të: Rezultatet nuk janë të dobëta

- Advertisement -

Nxënësit e paraleles së ndarë fizike të shkollës “Ibrahim Banushi” në Kleçkë të Lipjanit mësojnë me klasë të kombinuara, ku e para e treta dhe e pesta janë bashkë, ndërkaq në klasën tjetër është e dyta dhe e katërta.

Në këtë shkollë janë tre mësimdhënëse, dy për këta nxënës dhe njëra për gjuhë angleze. Numri i gjithë fëmijëve në këtë shkollë në Kleçkë të Lipjanit është 24.

- Advertisement -

Mësuesja e tre klasave tregon se ka vështirësi që t’i menaxhoj tri paralele njëkohësisht, megjithatë thotë se rezultatet nuk janë të dobëta.