E shtunë, 18 Janar, 2025

Mësuesja nga Fushë Kosova letër prekëse për nxënësen e saj: Ec përpara me vendosmëri, sepse krahët e tu do të të çojnë larg

- Advertisement1-

Albulena Bashota, mësimdhënëse e shkollës “Milajl Grameno”  në Fushë Kosovë ka shkruar një letër emocionuese për nxënësen e saj Alea Jashari ku shpreh krenarinë që ka apsur nxënëse dhe për arritjet e saj, shkruan AlbanianEducation.net.

Letra e plotë: 

- Advertisement -

Leter nga nga kujdestarja e klases:
E dashura nxënese,të shkruaj këte letër me fjalë të ngrohta dhe tẽ sinqerta, që burojnë nga thellësia e zemres sime.

Gjatë këtyre viteve të kaluara së bashku, kemi ndare momente të bukura dhe të paharrueshme.

Kam parë rritjen dhe zhvillimin tënd, duke ndarë me ty gjithë dashurinë dhe përkujdesjen time që nga çasti i parë kur të pashë.

Ti tani do te nisësh një kapitull të ri ne jetën tënde, duke u përballur me sfida dhe mundësi te reja.

Ndërsa ti do tẽ vazhdosh udhëtimin tënd, unë do të pres fytyra te reja që të zëne vendin tënd.

Edhe pse largimi yt sjell një ndjesi të quditshme, ndjej një krenari të madhe që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi deri tani.

- Advertisement -rrrrrrr

Deshira ime më e madhe për ty është që ti prekësh ëndrrat e tua dhe t’i kthesh ato ne realitet.

Nuk ka rëndesi sa të gjata apo të mundimshme janë, ti ec përpara me vendosmeri, sepse krahët e tu do të të qojnë largë nese lufton me punë dhe dëshirë.

Gjithashtu, mos harro kurrë të mësosh, të besosh dhe të kesh dëshirë për më shumë.

Mos i lër ëndrrat të mbetën të harruara ne sirtar. Mbaje gjithmonë në mendje se ti je e veçantë dhe e mrekullueshme, me potencialin për të arritur çdo gjë që vendos ne mendjen tënde.

Uroj që çdo stide që do të përballesh te jeté një mësim i ri dhe çdo sukses të jetë një shkallë drejt arritjeve të mëdha.

Mëso nga gabimet, sepse ato jane pjesë e rëndësishme e udhetimit tënd. Beso në vetvete, sepse ti ke forcën dhe potencialin për të arritur çdo gië që deshiron. Kerko me gjithë zemër, sepse ëndrrat që i ndjekim jane ato që na japin kuptim dhe drejtim në jetë.
Me shumë dashuri dhe përzemërsi, Kujdestarja e klases
Albulena Bashota
06.06.2024
FUSHË KOSOVË

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...