E premte, 22 Nëntor, 2024

Mësuesja në pension, Minavere Rumbo: Dhuna e mësimdhënësve ndaj nxënësve – veprim i rëndë, absurd, për mua edhe i dënueshëm

- Advertisement1-

Tashmë, fëmijët, të pajisur me telefona të markave të fundit, kanë arritur që edhe rastet e dhunës në klasë, t’i nxjerrin jashtë saj. Ky zhvillim teknologjik (i cili shpesh është shndërruar në lajm) ka ecur paralelisht edhe me ndryshimin e brezave dhe nevojat e kërkesat e tjera të fëmijëve.

“Dita”, ka folur me mësuese, Minerva Rumbo, në pension, por aktive në profesion në një shkollë private dhe Valentina Duro, e cila pas 37 vitesh punë, ka dalë në pension përpara 4 vitesh.

- Advertisement -

Minerva Rumbo (1949) është mësuese letërsie. Plot 30 vite mësimdhënie në shkollën e mesme “Qemal Stafa” në kryeqytet e kanë bërë që sot të jetë një ndër njerëzit më të dashur për shumë breza. Kolegët e saj pohojnë se është modeli i një gjenerate që rrallë mund të vijë. Përpara dhjetë vitesh ka dalë në pension dhe nuk ka ndenjur asnjë ditë pa punë. Ajo sot jep letërsi në një shkollë shumë të njohur në Tiranë. Ka ndikuar në jetën e shumë studentëve falë karakterit dhe durimit.

Mësuesja Minerva ka dhënë mendiminnë lidhje me marrëdhënien mësues-nxënës dhe si po funksionon kjo vitet e fundit.

“Unë mendoj se ndryshimet janë gjithmonë pozitive, sidomos nëse di t’i menaxhosh mirë. Kjo është e nevojshme për të gjithë, por për mësuesit është e domosdoshme, sepse lidhet me punën, me mbarëvajtjen, me marrëdhënien që ata krijojnë me fëmijët”, thotë Rumbo për Dita-n.

Sipas saj ndryshimet nuk kanë lidhje me vetëm me prirjet e reja në teknologji, por edhe me mendësinë.

“Kohëra të reja, sjellin mendësi të reja, forma të reja të jetesës, këndvështrime po ashtu. Një mësues këto duhet t’i ndjekë, nëse nuk e bën këtë, koha do ta lërë mbrapa. Le t’i ndjekë duke patur dëshirën e mirë, t’i mirëkuptojë dhe kuptojë nxënësit me të cilit ai punon; them se, nëse nuk bëhet kjo, krijohen të çara të mëdha dhe komunikimi dalngadalë bëhet i vështirë, i pamundur, artificial dhe e gjithë kjo do të ndikojë në procesin edukativ, në procesin e mësimdhënies”.

- Advertisement -rrrrrrr

Bashkëjetesa e mirë mes brezave e ka bërë atë, që të ketë dëshirë për të punuar edhe sot e kësaj dite.

“Rastet e fundit të publikuara dhe se si e sheh ajo dhunën që mësuesit ushtrojnë ndaj nxënësit. Përpara se të kthejë përgjigje, më shumë i flet mimika se sa fjalët. Mbyll sytë dhe thotë se është kundër dhunës në mënyrë kategorike.

“Mendoj se dhuna është shenjë inferioriteti. Kur ti s’ke mjete të arsyes për të përdorur, gjëja më e thjeshtë, instiktive, antipodi i arsyes është dhuna. Kjo bëhet akoma më e rëndë kur përfytyron se dhuna ushtrohet nga një i rritur ndaj fëmijës. Ky është një veprim i rëndë, absurd, paradoksal, për mua edhe i dënueshëm”.

Sipas saj, nëse situata ka degjeneruar në dhunë, duket se hallka nuk ka funksionuar dhe për këtë bën përgjegjës, mësuesin.

“Nëse do ta vëzhgosh problemin e përfunduar në dhunë, që në zanafillë të situatës, do të konstatosh që, shkak për të degjeneruar në atë formë duhet të jetë bërë një pakujdesi në reagimin e mësuesit. Mundet që, një fëmijë të bëjë shumë gjëra që janë të papërshtatshme, jashtë normave, për arsye nga më të ndryshmet, që mund të lidhen me karakterin, me edukimin, që mund të lidhen me gjendjen psikologjike të tijën, që mund të lidhen me familjen dhe këto gjëra në ditët tona, janë bërë të shumta. Por mësuesi duhet të këtë, jo vetëm intuitën, por edhe gatishmërinë shpirtërore të merret me këto situata të veçanta, sepse ato të zakonshmet, janë të zakonshme dhe janë lehtësisht të menaxhueshme. Domethënë, diku, reagimi i mësuesit, mund të ketë qenë nxitës negativ për reaksionin e fëmijës”.

Por, është fakt se puna e mësuesit është vështirësuar me ndryshimin e brezave. Nxënësit janë bërë më të pabindur dhe shumë veprime të tyre mund ta acarojnë mësuesin. Edhe për këtë, mësuese Minerva e ka një përgjigje.

“Po po, ka nxënës që të acarojnë, patjetër, por i rrituri je ti. Mendoj që është në dorën e mësuesit që ta menaxhojë, ta kapërcej situatën. Shkolla, familja dhe komuniteti janë një trinom i pandashëm, nëse nuk funksionon njëra hallk, lindin probleme. Objektet teknologjike janë bërë si zgjatime të duarve të tyre, po u more atë, i ke fikur fare. Kjo puna e celularëve është bërë patologjike. Pa atë, sëmuren. Një nga këto ditë, një nxënës më tha: po të mos e kem më në dorë iPhone-in, unë nuk jam më pjesë e njerëzimit. Kjo është një psikozë që ka nevojë për studime”.

Sipas zyshës, është e rëndësishme të njohësh jo vetëm fëmijën, por edhe rrethin e tij.

“Te fëmija është e rëndësishme të njohësh jo vetëm karakterin, por mjedisin familjar ku është rritur, të cilat, me dhimbje e them,që problemet në të, vijnë duke u shtuar. Është përtej detyrës së mësuesit që të dijë se në ç’rrethana është rritur një fëmijë, por është e nevojshme. Unë merrem me shkollën e mesme, por sikur të dinim për shembull se sa fëmijë janë me prindër të divorcuar, që nuk dinë se nga t’ia mbajnë, apo me një nga prindërit që nuk jeton më, e me një nga prindërit në emigracion, fëmijë që punojnë edhe duke bërë shkollën ditën, kur i dëgjon problemet e tyre, ti tërhiqesh. Ne në Shqipëri, vazhdojmë të kemi një brez mësuesish që e ndjekin këtë linjën shpirtërore, por me keqardhje konstatoj që ky brez po tretet…”-thotë për Dita-n, Minerva Rumbo.

Të jesh aktiv, çdo ditë, në më shumë se 30 vite në këtë profesion duhet ta duash shumë atë…- e pyesim edhe duke e konstatuar këtë fakt të gruaja e imët që kemi përballë. Qesh dhe thotë qartë formulën e saj të suksesit.

“Mësuese nuk mund të bëhesh nga e keqja. Mësues duhet të bëhesh sepse e do. Një mësues nuk është vetëm një edukator, por duhet të njohë shumë mirë lëndën e vet. Duhet të jesh mjeshtër edhe në metodën e mësimdhënies. Mësues nga e keqja nuk mund të bëhesh. Nëse ndodh kjo, ky është fillimi i rrënimit të një shoqërie. Shkolla ka një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një mësues nuk mund të bëjë au-iu pa fund me nxënësit në mes të klasës dhe pastaj të pretendojë që me shkopin magjik të vendosë qetësi. Çka jep, do të marrësh. Respekt, dashuri, shkencën që t’i jep, atë do të marrësh”- shprehet zysha e letërsisë nga e cila kanë dal shumë breza.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...