Mësuesja në Florida i bën surprizën e papritur nxënësve, shikoni reagimin e tyre

- Advertisement -

Një mësuese nga Florida i kërkoi motrës së saj në Kentucky t’ia dërgonte një njeri prej dëbore për ta prezantuar në klasë, kur e kuptoi se shumica e nxënësve të saj nuk kishin parë kurrë borë më parë.

- paragrafi 1 -

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Robin Hughes, 60-vjeçare, një mësuese e edukimit special në SouthShore Charter Academy në Riverview të Florida-s, po lexonte një libër për borën kur vuri re se disa nga fëmijët dukeshin të hutuar nga fotot.

- Advertisement -

Kur ajo pyeti nxënësit se sa prej tyre kishin parë borë më parë, vetëm dy prej tyre ngritën duart. Hughes e cila u rrit në Louisa, Kentucky, pa dyshim ishte e befasuar.