Është pensionuar mësuesja e ciklit parashkollor Nazlije Spahija, nga Peja, pas 35 viteve kontribut në arsimin shqip, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë shkolla fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, ku thotë se mësuesja Nazlije ka qenë një figurë e dashur dhe frymëzuese për breza të tërë fëmijësh.
Postimi i shkollës:
Më 1 dhjetor 2025, shkolla jonë përcolli me nderim dhe mirënjohje mësuesen e ciklit parashkollor, znj. Nazlije Spahija, e cila pas 35 viteve të punës së përkushtuar ka dalë në pension.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo ka qenë një figurë e dashur dhe frymëzuese për breza të tërë fëmijësh, duke u bërë udhërrëfyese në hapat e tyre të parë drejt dijes.
Përkushtimi, durimi, buzëqeshja dhe profesionalizmi i saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin tonë shkollor. Shkolla jonë i shpreh falënderimet më të sinqerta për kontributin e çmuar dhe i uron shëndet, gëzim dhe ditë të bukura në këtë etapë të re të jetës.
Faleminderit për gjithçka që keni dhënë!
Ju urojmë një pension të lumtur dhe të merituar!