E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësuesja Naxhije Fejzullahu: Vlerësimi në tri periudha për nxënësit ishte më stresues

- Advertisement1-

Prej shtatorit të vitit shkollor 2022/23 do të rikthehet vlerësimi i nxënësit në arsimin parauniversitar në dy periudha, siç ka qenë para vitit 2016.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit parasheh që me udhëzimin e ri administrativ vlerësimi të bëhet në gjysmëvjetorin e parë dhe gjysmëvjetori e dytë, duke e hequr vlerësimin që ishte i përcaktuar deri më tani me UA të vitit 2016, ku përfshihej vlerësimi para pushimit pranveror.

- Advertisement -

Naxhije Fejzullahu, mësimdhënëse në “Emin Duraku”, ka thënë se vlerësimi në tri periudha ka qenë i mundimshëm.

“Kjo do të kishte benefite shumë të mëdha edhe neve si mësimdhënës na hiqen barra e administratës, por në anën tjetër edhe për nxënësit vlerësimi në tri periudha ishte më stresues, pasi i nënshtroheshin shumë herë testimeve përmbledhëse të lëndëve, prej të cilave ne i përdorim si instrumente për t’i nxjerrë notat përfundimtare”, ka thënë ajo.

Udhëzimi i ri administrativ për vlerësimin e nxënësve ende nuk ka hyrë në fuqi. Ky udhëzim sipas MASHTI-t pritet të finalizohet në javët në vazhdim. /kohavision/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....