Mësuesja Naxhije Fejzullahu ka një thirrje për prindërit e nxënësve

- Advertisement -

Zhvillimi i teknologjisë solli edhe ditarin digjital në shkolla, duke e lënë anash atë fizik tradicional.

- paragrafi 1 -

Në Komunën e Prishtinës pothuajse të gjitha shkollat tani veçse kanë filluar që gjithë punën rutinore dhe vlerësimin e nxënësve ta kryejnë përmes ditarit digjital.

- Advertisement -

E-shkollori është aplikacioni në të cilën janë gjitha detajet e secilit nxënës, e përparësia e të cilit është se edhe prindërit po ashtu mund të kenë qasje në të dhënat e fëmijëve të tyre.

Drejtori thotë se për mësuesit në moshë më të shtyrë ditari digjital nuk ka qenë shumë i lehtë për ta përdorur.

E mësimdhënësja e ciklit të ulët klasor, Naxhije Fejzullahu, thotë se jo të gjithë prindërit e përdorin e-shkollorin, e kjo vazhdon të jetë problem pasi që ende plotësisht nuk është funksional.

- Advertisement -

Sipas saj, prindërit duhet ta praktikojnë më shpesh e-shkollorin, sepse përparësia e saj mund të jetë nxitja e nxënësve për të arritur rezultate më të mira në mësime. /KOHA