E enjte, 10 Tetor, 2024

Mësuesja Naxhie Fejzullahu: Uroj të mos ketë grevë sërish, nuk do të bashkangjitem

- Advertisement1-

Kolektivet arsimore të shkollave të mesme të ulëta, Emin Duraku dhe Asim Vokshi, në Prishtinë ishin të pranishëm në shkollë, por klasat ishin të zbrazëta sepse nxënësit nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura në ditën e shtunë.

Mësuesja e shkollës fillore “Emin Duraku”, Naxhie Fejzullahu tha se janë disa orë të humbura dhe po mundohen ti mbërrijmë ti realizojnë sa më mirë që të mos mbesin nxënësit prapa sa i përket njësive mësimore.

- Advertisement -

Kurse për sa i përket grevës, ajo nuk beson që do të bashkëngjitet më në grevë.

“Është java e tretë që ne po vijmë në shkollë dhe nxënësit nuk janë pjesëmarrës në mësim, këtë vendim e ka marr Këshilli i Prindërve pasi që e kanë parë më të arsyeshme meqë dita e shtunë është shumë e lodhshme dhe e mbingarkuar për nxënësit dhe për këtë arsye klasat janë të thata. Ne jemi në orarin e punës por nxënësit nuk kanë ardhur asnjë. Janë disa orë të humbura po mundohemi që të mbërrijmë ti realizojmë sa më mirë orët mësimore dhe të mos mbesin nxënësit mbrapa sa i përket njësive mësimore…”

“Pasi që jemi në punë ditëve të shtuna për neve do të ishte më e konvenueshme nëse nxënësit do të ishin në klasë dhe nuk do ti humbnim orët e planifikuara, pasi që gjatë ditës javës është pak më shumë ngarkesë. Vendimi i MASHT-it ishte që të zëvendësohen ditëve të shtuna po ndodh edhe kjo humbja e mësimit të orëve të planifikuar”.

“Nëse do të ishte në kompetencat tona të vendosim se si do të zëvendësonim orët e humbura, shkolla jonë ka bërë një planifikim se cila është mënyra më e mirë për të realizuar orët e planifikuara, kemi marrë parasysh që gjatë ditëve të punës mos tu preket nxënësve pushimi dimëror dhe pranveror dhe të mos jetë nevoja që të punojmë të shtunën për nxënësit. Të shtohet një apo dy orë mësimore dhe të zëvendësohen të gjitha orët e humbura”.

“Mendimi personal sa i përket grevës nuk është shumë pozitiv, nuk mendoj se do ti bashkëngjitesha grevës për shkak se po pres dhe po uroj që të mos jetë nevoja të bëhet përsëri greva sepse mjaftueshëm kanë humbur nxënësit dhe mjaftueshëm kemi humbur edhe ne mësimdhënësit”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...

Shkolla “Shaban Golaj” në Lipovec të Gjakovës me njoftim tejet të rëndësishëm

Shkolla "Shaban Golaj" në Lipovec të Gjakovës ka thirrë mbledhje urgjente me prindër për...