Mësuesja Nafije Rexha veproi sipas ligjit, por faji mbetet tek Drejtoria e Arsimit që nuk ju gjeti zëvendësim nxënësve

- Advertisement -

Mësimdhënësja Nafije Rexha, vendosi që ta zgjedh pozitën e asambleistes, dhe për këtë e kishte njoftuar edhe drejtorinë e arsimit.

- paragrafi 1 -

Mësuesja e shkollës “Abdullah Shabani” ishte e detyruar të zgjidhte njërën pozitë, por drejtoresha Drita Kadriu nuk e kreu detyrën e saj.

- Advertisement -

Drejtoria e arsimit ka disa ditë që ka lënë nxënësit pa mësuese, dhe ata kanë mbajtur mësim nga disa mësimdhënës, duke përfshirë edhe drejtorin, ndërsa dje edhe e kanë bojkotuar.

Nga gjithë kjo situatë më të dëmtuarit kanë mbetur fëmijët, ndërsa drejtoresha Kadriu nuk dërgoi asnjë zëvendësim.