Mësuesja Mirlinda Shehu Burgija, do të vazhdojë rrugëtimin e saj në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

- Advertisement -

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Prizren ka njoftuar se mësimdhënësja e lëndës së matematikës, Mirlinda Shehu Burgija, do të vazhdojë rrugëtimin e saj profesional në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Me rastin e largimit nga shkolla “Lidhja e Prizrenit”, shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për mësimdhënësen e lëndës së matematikës, Mirlinda Shehu Burgija, e cila tashmë do të vazhdojë rrugëtimin e saj profesional në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Mësimdhënësja Mirlinda u dallua gjithmonë për përkushtimin e saj të palodhshëm, korrektësinë në punë dhe gatishmërinë për të përmbushur çdo detyrë me seriozitet dhe profesionalizëm. Ajo është një mësuese që sjell dritë, buzëqeshje dhe energji pozitive në çdo klasë, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe motivues për nxënësit.

Puna e saj e përditshme, qasja e kujdesshme ndaj nxënësve dhe dashuria për mësimdhënie janë shembull frymëzues për të gjithë ne. Largimi i saj lë pas kujtime të bukura dhe një kontribut të çmuar në sukseset e shkollës sonë.

- Advertisement -

I urojmë mësimdhënëses Mirlinda suksese të shumta në kapitullin e ri profesional në shkollën “Mustafa Bakiu”, duke qenë të bindur se përkushtimi dhe pozitiviteti i saj do të vazhdojnë të sjellin vlera kudo që ajo punon.

Me respekt dhe mirënjohje
Drejtori i Shkollës “Lidhja e Prizrenit” – Prizren
MSc. Vloran CENAJ

ms 1