E diel, 22 Shtator, 2024

Mësuesja Mire Shamolli Leku: Piedestali më i lartë për mësuesin është kthimi i dinjitetit dhe integritetit

- Advertisement1-

Në vigjilje të Festës së Mësuesit

Piedestali më i lartë për mësuesin është kthimi i identitetit dhe integritetit

- Advertisement -

Mësuesia është një ndër profesionet më të shenjta, e cila mbartë shumë përgjegjësi, ka influencë por jo më e dashura siç ishte dikur. Në praktikën mesjetare, ku evoluimi teknologjik ishte i mangët por personaliteti i mësuesit në fushën e arsimit kishte ndikim dhe ishte me atribute shumë të larta, me përpjekje e sakrifica, ku fjalët e tij tek nxënësit, prindërit, rrethi social e më gjerë konsideroheshin të shenjta e të pakundërshtueshme, deri në atë masë duke pohuar thënien e Konfucit, “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk matën kurrë”.

Pra, i till ishte profesioni i mësuesisë, model dhe inspirues për fidanët e deri tek brezat e artë. Në këtë faqe të shekullit XXI, me kalimin e kohës, ndikimi i revolucionit teknologjik në epokën digjitale ka një zhvillim kulmor.

Në njërën anë është lehtësuar puna e mësimdhënësit me materiale të ndryshme elektronike, por në anën tjetër është vështirësuar funksioni i trekëndëshit pedagogjik, masat disiplinore, duke u zbehur autonomia e mësimdhënësit deri në atë shkallë ku dinjiteti i tij çdo ditë e më shumë po nëpërkëmbet nga të gjithë dhe pa dallime.

Me këto ndryshime po vjelim pasoja në procesin edukativo-arsimor, dhe deri më tani janë të qarta dhe të dukshme në mësimdhënie e nxënie në përgjithësi. Andaj edhe rezultatet e fundit tregojnë për një dëshmi valide të gjendjes reale dhe aktuale ku ndodhet arsimi sot.

Koha që po jetojmë është ajo çfarë ne gjithë së bashku po e ndërtojmë.

Mësimdhënësit mund të jenë masë metrike dhe partner i fuqishëm i komunës, ministrisë, i prindërve dhe shoqërisë për të përmirësuar të ashtuquajturen cilësi, e cila vazhdimisht po kërkohet e që është në interes personal, familjar, shoqëror e shtetëror.

- Advertisement -rrrrrrr

Pra, synimet tona e përbëjnë bërthamën atomike ku ne jetojmë e veprojmë për një të ardhme sa më të ndritur. Sot, me një bashkëpunim reciproknga të gjithë ne, nesër mund të kemi rezultate vendore, optimale dhe më cilësore.

Prandaj, të gjithë akterët dominant si MAShT-it, DKA-të, Menaxhmenti shkollor, që në panelin e diskutimeve t’i ftojnë mësimdhënësit e duhur nga shkollat urbane e rurale sepse vetëm ata i njohin në tërësi dhe për së afërmi të gjithë faktorët fiziologjik, pedagogjik, psikologjik dhe sociologjik, brenda për brenda rrjetit apo institucionit arsimor, e jo ekspert të huaj duke eksploruar vazhdimisht mbi ne dhe të ardhmen e shtetit tonë.

Duke mos harruar që nëpërmjet nedukata, mësimi dhe arsimi, janë armatë fuqidhënëse e një shteti model e modern. Sokrati thoshte se: “ Egziston vetëm një e mirë-Dija, dhe vetëm një e keqe-Injoranca”. Prandaj, si shenjë miradijeje për punën kolosale të mësuesit nuk duam lule por respekt, kthimi i dinjitetit dhe integritetit.

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Lefteri Metkaj prej 9 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe në Athinë

Prej 9 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën...

Vjen premtimi i madh: “Koeficienti do të jetë 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që...

Nga Diart Salihu: Ndikimi i peshës së çantave shkollore në posturën e fëmijëve të ciklit fillor

Diart Salihu - Student i Fizioterapisë, “Ndikimi i Peshës së Çantave Shkollore në Posturën...

Njohësit e arsimit: I vështirë zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë

Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërëditor në Prishtinë nuk do të...