MESAZH
Për ty, prind, që çdo mangësi të fëmijës, e quan dështim të mësuesit.
E vërteta duhet thënë qartë: shkolla nuk zëvendëson familjen.
Mësuesi nuk mund të korrigjojë atë që nuk është ndërtuar në shtëpi.
Unë jam mësuesja.
Jo shërbëtorja e pakënaqësive të tua.
Jo mbajtësja e përgjegjësive që ti nuk i merr përsipër.
Unë mësoj, udhëzoj, mbështes.
Por nuk mund të rris fëmijën tënd e vetme.
Nuk jam përgjegjëse për mungesën e respektit, për fjalën e rëndë, për mosdëgjimin, për indiferencën ndaj shkollës, kur këto ushqehen çdo ditë jashtë saj.
Para se të kërkosh llogari nga mësuesi, pyet veten: – A flet me fëmijën tënd?
– A e di çfarë ndjen, çfarë e shqetëson, çfarë ëndërron?
Apo mendon se një telefon, një palë rroba apo para xhepi mjaftojnë?
Mësuesi jep dije.
Prindi jep vlera.
Kur këto mungojnë, faji nuk mund të kalojë nga njëri te tjetri.
Edhe ne mësuesit jemi njerëz.
Me lodhje, me përgjegjësi, me kufij.
Dhe megjithatë, çdo ditë hyjmë në klasë për fëmijën tënd.
Mos na kërko të bëjmë punën tënde.
Na kërko bashkëpunim.
Sepse fëmija ka nevojë për dy shtylla të forta:
familjen dhe shkollën.
Jo për një fajtor të vetëm.
Edukimi është përgjegjësi e përbashkët.
Nga MIRANDA AGOLLI, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë.