Mësuesja Mimoza Rexhvelaj është shpërblyer me titullin “Ambasador për Paqen Botërore” nga INLOVE HUMANITY MISSION, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vlerësim është për të një përgjegjësi morale më shumë, për të folur me ndërgjegje, për të vepruar me dashuri e respekt ndaj njerëzve dhe për të kontribuar me përkushtim për vendin tim.

Postimi i saj i plotë:
Ndihem e nderuar dhe thellësisht e vlerësuar, që mora një titull të dytë si “Ambasador për Paqen Botërore” nga INLOVE HUMANITY MISSION.
Ky vlerësim është për mua një përgjegjësi morale më shumë, për të folur me ndërgjegje, për të vepruar me dashuri e respekt ndaj njerëzve dhe për të kontribuar me përkushtim për vendin tim.
Falënderoj organizatorët për besimin dhe vlerësimin.
Mirënjohje e sinqertë!