Të fundit në botë thonë gojët e liga, posi posi ashtu ë? 🤯E lexove mirë zonja ministre?
E dini ju pse ndodh kjo?
Ja, se ta them unë.
Që kur bëtë reformë me gjasme drejtuesit e arsimit ishin demokratë dhe i zëvendësuat me militant rilindasë.
Këta të fundit morën situatën në dorë dhe nuk kanë nevojë për udhëzime, plan pune, objektiva, synime, të gjitha këto janë kot, të duhe një testër PS-je dhe të hapen dyert kudo.
Këto drejtuesit e reformës rilindase si lartë si poshtë punojnë në arsim si në “kopshtin e babës” presin e qethin sipas dëshirës dhe mësuesit i trajtojnë sipas ngjyrimit partiak.
Për shëmbulli njoh drejtues me pozicion nëndrejtoresh shkolle që ka plot tre vite nga emrimi në punë që nuk ka dalur një ditë, që nuk ka bërë një orë mësimi, një orë kontrolli, një orë pune arsimore.
Sa janë si kjo tipja e partisë?!
Plot!
Njoh drejtues që ngarkesën mësimore nuk dinë ta shpërndajnë, për shoqet e veta japin orët me komunitetin se bashkëbisedojnë, posi, posi u bije bretku kafesh!
Ndërsa mësuesit me potencial i lënë me klasa kolektive se kanë njollë në biografi dhe në vend t’i fusin në punë dhe të mos kemi këto rezultate turpi i lëmë “të dënuar” .
Do vazhdoja gjatë, por e di që nuk ia vlen.
Rilindja do të vazhdojë të luajë me shqiptarët deri sa ky vend të boshatiset, plani i shpopullimit po ecën mrekullisht, njerëz pa arsim sjellin shoqëri primitive, model orientues delet që orientohenë lehtë drejt kutisë…
Jua nisha zanin e mirë!