Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mësuesja e përkushtuar Mimoza Rexhvelaj ka dërguar një mesazh të ngrohtë dhe frymëzues për kolegët e saj, duke theksuar rëndësinë e misionit të tyre në edukimin e brezit të ri.
Ajo ju ka uruar mësimdhënësve durim dhe forcë për të gjithë mësimdhënësit.
Postimi i saj:
Gëzuar 7 Marsin të dashur kolegë! 💐
Ju uroj shumë durim dhe forcë në misionin për të drejtuar brezin e ri drejt dijes, dashurisë për vendin dhe rrugës së suksesit.
Le të kemi gjithmonë mirësi për njëri-tjetrin dhe për fëmijët që udhëheqim çdo ditë.
T’i ndihmojmë të rriten të shëndetshëm, me mendje të ndritur dhe me shpirt të bukur.
Në duart tona është mundësia të mbjellim lule shprese në çdo zemër dhe ta bëjmë botën më të bukur.
Dashuria për profesionin tonë mbetet forca që na mban në këmbë edhe kur lodhja, vështirësitë apo padrejtësitë përpiqen të na ulin.
Kur puna bëhet me zemër, njeriu gjen gjithmonë fuqinë për të qëndruar mbi sfidat e kohës dhe të vazhdojmë të ndriçojmë rrugën e brezave që vij.
