Mësuesja Mimoza Rexhevelaj shpreh shqetësimin: Mbeta pa frymë – si u qëllua me pushkë nga gjuetarët objekti i shkollës

- Advertisement -

Mësuesja Mimoza Rexhevelaj që punon në Malësinë e Madhe ka njoftuar për një incident që ka mundur të rrezikojë jetën e mësimdhënësve dhe nxënësve.

- paragrafi 1 -

Ajo ka treguar se derisa ishte në orën e mësimit ka dëgjuar krisma dhe më pas ka parë se gjuajtjet me armë nga gjuetarët kanë goditur murin e shkollës ku punon, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Sot në orën e fundit të mësimit dëgjova krisma pranë shkollës ku punoj, dola pa frymë sepse ishte pranë dhe kur pash se shasmet e çiftes së gjuetarëve kishin prekur murin fundor të shkollës, ndjeva inat, mëri, pse jo dhe rrebelim për t’jua nxjerr fytyrat dhe emrat këtu, nuk e di në e keni të qartë se denoheni me ligj.

Ky është një veprim i papërgjegjshëm prejt tyre. Rreth shkollës ka gjithmonë fëmijë dhe unë me ta që më pëlqen të sodis natyrën dhe këto veprime mund të jenë fatale.

- Advertisement -

Me sa jam në dieni është e ndaluar gjuetia, por dhe autoritetet duhet të marrin në kosideratët këtë zonë, meqense individët janë të papërgjegjshëm.

Uroj të mos përsëritën më veprime të tilla, nuk do e kaloni lumin me një shkrim, ju betohem!!