E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesja Merita Gashi: Mësuesit janë shtylla më me vlerë dhe më e shenjtë e një kombi

- Advertisement1-

Mësuesja e shkollës fillore “Liria” në Fortesa e Rahovecit, Merita Gashi është zgjedhur mësuesja më e mirë në nivel të Kosovës dhe ka fituar çmimin “Shaban Jashari”, që ndahet çdo 7 mars, duke iu dedikuar festës kombëtare të mësuesit.

Ajo thotë për Kids of Kosova & Albanian Kids Education se mësuesit janë shtylla më me vlerë dhe më e shenjtë e një kombi.

- Advertisement -

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë.” Kjo thënie tregon shumë dhe vërtet e kam si qëllim kur e filloj ditën. Thënë të drejtën, është e vërtetë që mësuesi nuk zë vend të merituar në shoqërinë tonë. Paragjykimet, janë të bujshme në vendin tonë, fatkeqësisht nga njerëz të shkolluar (nëse meritojnë të quhen kështu), të cilët kanë dalë nga duart e mësuesve. Pa mësues, nuk do të kishte as mjekë, as politikanë, as analistë, as ekonomistë, as gjykatës, as kushdo që ka një profesion. Ne jemi shtylla më me vlerë dhe më e shenjtë e një kombi”, ka deklaruar ajo. /Kids of Kosova & Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...