Gazeta Online që i dedikohet plotësisht fushës së arsimit AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë me mësuesen Melisa Doberdoli të shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë e cila ndër të tjera ka folur dhe për testimin apo jo të mësimdhënësve.
Ajo është shprehur kundër.
“Mësimdhënësit përpara se të arrijnë në pikën ku janë aktualisht, kanë hyrë në një mori testimesh. Mendohet që janë të aftë, të zotë për pozitën që kanë andaj e kanë fituar. Pse ka nevojë që të ritestohen përsëri?”, ka thënë mësuesja Melisa.