“Mësuesja më tha hajde se djali yt e ka ba namin, kishte 8 orë pa buk e pa ujë”, flet nëna e 3-vjeçarit që dyshohet se u rrah në kopsht në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur brutalisht nga edukatoret në kopsht.

- paragrafi 1 -

Siç raporton t7 , në vendin e ngjarjes ndodhet edhe nëna e trevjeçarit.

- Advertisement -

Prindi ka treguar se si në kopsht e kanë thirrur edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

“Mësuesja Fitore më tha hajde këtu se djali yt e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkojë falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër jam lazdru dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja por ky kishte marrë dënime brutale”, tha ajo.

Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

- Advertisement -

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.