E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësuesja më e mirë në Kosovë: Pagesa për mësimdhënësit në Kosovë nuk është e kënaqshme

- Advertisement1-

Mësuesja e shkollës fillore “Liria” në Fortesa e Rahovecit, Merita Gashi është zgjedhur mësuesja më e mirë në nivel të Kosovës dhe ka fituar çmimin “Shaban Jashari”, që ndahet çdo 7 mars, duke iu dedikuar festës kombëtare të mësuesit.

Media online “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me mësuesen Merita, e cila tregon si e ka pritur marrjen e këtij çmimi, ç’mesazh jep për kolegët mësimdhënës që synojnë në të ardhmen këtë çmim.

- Advertisement -

Mësuesja Merita është pyetur për temën e shumëpërfolur për (mos) rrtjen e pagave për mësimdhënësit dhe grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u pas 2 prillit.

“Duke pasur parasysh gjendjen aktuale, pastaj pandemia, e cila që dy vite na ka dëmtuar në çdo aspekt, vërtet edhe pagesa e mësuesit nuk është e kënaqshme, por prapëseprapë unë jam e kënaqur me këtë pagesë. Mendoj që duhet shikuar gjëra më të rëndësishme, të cilat e ngrisin dinjitetin dhe vlerën e mësuesit, si p.sh. zbatimi i kontratës kolektive, e cila përmban mjaft gjëra të rëndësishme, që do ta ngriste edhe pagën mujore të një mësuesi, atëherë edhe cilësia e arsimit do të rritej”, ka deklaruar ajo për Kids of Kosova.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...