E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësuesja mbron lidhjen me gjimnazistin: Notat e tij janë përmirësuar prej meje

- Advertisement1-

Një mësuese në një gjimnaz në Utah, ka kryer marrëdhënie me tre prej nxënësve të saj.

Brianne Altice, 36 vjeç, është duke u gjykuar për abuzim me të mitur dhe shkelje të kodit profesional. Edhe pse i ka pranuar akuzat, ajo veçon marrëdhënien me një prej nxënësve të saj. “ Unë e ndihmova të përmirësonte rezultatet e tij, nuk kisha qëllime të këqija kundrejt tij,” ka thënë 36 vjeçarja.

- Advertisement -

Ajo është përballur gjithashtu me akuzat e prindërve të nxënësve dhe është shpallur fajtore. Dënimi i saj varion nga 2 -30 vjet burg, por ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë saktësisht. Mësuesja ka shkruajtur një letër drejtuar gjykatës ku tregon se nuk mund t’a përballonte dot ekonomikisht një avokat dhe se gjykata duhet të merrte parasysh faktin që pavarësisht lidhjes së saj me nxënësin, ajo nuk ka marrë asnjë ankesë nga shkolla për mësimdhënien e saj.

“ Djali erdhi tek unë për të kërkuar këshilla për marrdhënien e ndërlikuar që kishte me prindërit e tij. Unë e këshillova dhe vazhdoj t’i them se duhet të komunikojë me prindërit e tij dhe të vazhdojë të japë më të mirën në shkollë. Notat e tij u përmirësuan ndjeshëm prej meje,” ka shtuar Altice në letrën e saj. Djali në fjalë, tregon se e ka mbrojtur mësuesen e tij nga çdo koment i keq që është bërë për të në shkollë, ndërsa ajo tashmë është në paraburgim dhe në pritje të vendimit përfundimtar.

Burimi: The Independent/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....