E diel, 19 Janar, 2025

Mësuesja Marte Doda shkruan për mësuesen e saj të klasës së parë: Të jam mirënjohëse gjithmonë

- Advertisement1-

Ish-nxënësja, sot mësuese, kujton me nostalgji personin që e ka frymëzuar dhe i ka dhënë forcë për të ecur përpara. Marte Doda është shembull i ndikimit nga mësuesja e klasës së parë. Ajo tashmë ecën në gjurmët e mësueses Naxhie Brahaj.

Të flasësh për mësuesen Naxhie Brahaj nuk mjaftojnë orët.

- Advertisement -

Të shkruash për punën, jetën e saj nuk mjaftojnë fletët, por flet respekti që kanë të gjithë brezat që ka mësuar kjo mësuese zonjë e nderuar.

Si mësuese: Më kujtohen ditët e para të shkollës. Fjalët e ëmbla që na ledhatonte edhe pse neve kishim frikë, përkujdesej për ne si të ishim fëmijët e saj. Buzëqeshja në sytë e saj, fjalët e ngrohta, metodat që përdorte për të na këshilluar kur gabonim, ne të vegjlit e saj….Çdo fjalë e saj, çdo këshillë nga ajo ishte shumë e çmuar për ne vogëlushët e saj. Në takimet me prindërit gjithmonë nxirrte fjalë të ngrohta për ne. Thoshte diçka që e kam fiksuar mirë: “Lërini fëmijët të jetojnë fëmijërinë e tyre të pafajshme dhe larg problemeve tuaja”. Vitet kaluan. Ne u rritëm dhe në takimin e fundit të klasës së 8-të ishe u bë drejtoresha e shkollës sonë. Na urove të gjithëve: “U rritshi të lumtur dhe suksese në rrugën e gjatë të dijes”. Disa nga ne u bënë mësues, disa ekonomistë, disa juristë dhe të tjerë punëtorë të nderuar dhe të respektuar. Mënyra e saj komunikimit me ne dikur, nxënësit e saj dhe prindërit tanë, bënë sot që tek ne të shtohet respekti dhe dashuria për këtë mësuese. Për mua ngelet mësuesja ime e dashur, e dhembshur, fjalëpakë e punëshumë, e respektuar dhe e nderuar.

Burim frymëzimi për mua sot në profesionin e bukur të mësuesit.

Të bëhesh mësues është dëshirë, por të jesh mësues është nder dhe përgjegjësi.

Si nënë: E dashur, e qetë, e dhembshur, e respektuar dhe e paarritshme nga ne nxënësit e saj që ëndërronim të bëheshim si ajo. Vitet kaluan dhe ne morëm rrugë të ndryshme. E takoj një çast dhe nuk doja ta besoja që ishte ajo. Dhimbja që mbarte mbi supe mu duk se e kishte plakur para kohe. Por përsëri buzëqeshi dhe tha: “E dashur jeta vazhdon dhe duhet jetuar ashtu si të vjen”. Dhe unë sot i kujtoj fjalët e saj dhe i përdor si burim force për vete.

Jetofsh gjatë dhe u gëzofsh gjithmonë mësuesja ime e nderuar! Je burim frymëzimi për brezat e rinj.

- Advertisement -rrrrrrr

Mirënjohje për punën tënde!

Nga ish nxënësja jote!

Marte Doda

(Klasa e parë, vitet 1977-1978, Kryezi Puke)

(Portali Shkollor)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...