E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesja Marsida Jarani: Nxënësit po ‘harrojnë’ shqipen, po përdorin fjalë të huaja

- Advertisement1-

Të rinjtë në Shqipëri, kanë harruar të shkruajnë me shkrim dore. Përdorimi i rrjeteve sociale dhe telefonit është faktori kryesorë. Ky fenomen vihet re më së shumti në shkolla.

“Rrjetet sociale ndikojnë por kryesisht ndikon zhargoni…përshembull zanorja ë, vjen e harruar…kanë pak vështirësi në pjesën e drejtshkrimit dhe paraqesin probleme pak në nivelin e perceptimit të teksteve…teknologjia po i çon drejt gërmave të ngjashme me tastierën e kompjuterit”, -tha Marsida Jarani, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë.

- Advertisement -

Një tjetër element në të cilin mësuesit ngrenë shqetësimin është dhe përdorimi i gjuhës së huaj. Shumë fjalë shqip janë zëvendësuar me gjuhën angleze.

“Teknologjia ndikon edhe pozitivisht por ka dhe impaktet negative siç është dhe shkurtimi apo huazimi i fjalëve të huaja. Duam apo s’duam, nxënësit janë njohës shumë të mirë të gjuhës angelze, por ndikimi i tyre lë gjurmë edhe në gjuhën shqipe…Këto janë elementë të dukshëm që i shohim në shkrimin e teksteve siç janë esetë”, tha Marsida Jarani, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Tkxh, Klm, Tkz, Tdsh, Tlm, Shm, janë vetëm disa nga shumë fjalë më shkurtime që përdoren nga të rinjtë. Shkurtime qe për brezat e tjerë nuk kanë asnjë kuptim. Ekspertët e arsimit kërkojnë që për të shmangur deformimin e shqipes, t’i jepet më shumë rëndësi mësimit të gjuhës në gjithë sistemin arsimor. /euronews.al/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...