E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesja Luiza Myrtaj-Nezha: Çdo vit e më shumë po humbet interesi i nxënësit ndaj mësimit

- Advertisement1-

Çdo vit e më shumë po humbet interesi i nxënësit ndaj mësimit. Kështu u shpreh mësuesja Luiza Myrtaj Nezha në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”.

Sipas saj, faji në lidhje me rezultatet e maturantëve nuk është vetëm i mësuesve apo sistemit.

- Advertisement -

Ajo shtoi se të gjitha testet e standartizuara të maturës janë të një niveli mesatar.

“Sa vjen, çdo vit humbet interesi i nxenësit ndaj mësuesit. Çdo vit humbet interesi. Jo të gjithë fajin t’ua vëmë mësuesit dhe sistemit. Problemi qëndron që këta nxënës po humbasin interesin. Testi është i një niveli mesatar. Të gjitha testet e standartizuara janë të një niveli mesatar”, theksoi mësuesja.

Sipas saj, në çdo test, qoftë matematike ose letërsie, do të ketë pyetje që do të jenë të një niveli të lartë vështirësie dhe do të kërkojnë një nxënie më të madhe nga ana e nxënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...